Sociale Më shumë

Në Kraje 8 të infektuar me Covid – 19 , 1 nxënës në izolim. Situata stabile

Prej tvteuta12:36, 19 Shkurt 2021

8 persona nga Kraja janë të infektuar me Covid – 19 . Sipas anëtarit të shtabit emergjent Beqir Berjashi aktualisht situata epidemiologjike në Krajë është stabile , krahasuar me muajin nëntor të vitit që lëmë pas kur gjëndja me virusin në këtë zone ishte alarmante . Një nxënës i SH.F ” Gjergj Kastrioti Skenderbeu ” është në izolim për shkak të familjarëve të prekur nga virusi , por që ai personalisht nuk është i infektuar , deklaroi Berjashi për TvTeuta.
Shkolla Fillore ” Gjergj Kastrioti Skenderbeu ” në Krajë funksionon normalisht , me orarë të shkurtuar duke ndjekur planprogramin e Ministrisë së Arsimit.  Gjatë kësaj periudhe asnjë nxënës që ndjek mësimin pranë këtij institucioni  nuk është i prekur nga Covid – 19 . Drejtori Beqir Berjashi shpreson që gjëndja në Krajë do të vazhdojë të jetë e qetë edhe gjatë periudhës në vazhdim.
ARJONA RESULANI

  • 1

    Radio