Sociale Më shumë

Në Katërkollë numri i pacientëve deri në 100

Prej tvteuta15:26, 15 Shtator 2017

Nga ora 7,00 deri në orën 21,00, sa zgjatë dhe dhe orari i punës në Stacionin shendetësor në Katërkollë,  numri i pacientëve ka arritur deri në 100. Dhe kjo si shkak i temperaturave të larta të cilat ndikojnë në organizmin e njeriut.

Doktoresha Sabrie Taipi për televizionin Teuta sqaron se gjatë stinës së verës numri i pacientëve dyfishohet dhe rastet më të shpeshta janë pacientët me probleme të stomakut, por dhe pacientët me sëmundje kardiovaskulare. Doktoresha Taipi këshillon të gjithë pacientët që të kenë kujdes ndaj shëndetit dhe të lajmërohen tek mjeku në mënyrë që të evitohen problemet shëndetësore.

Temperaturat e larta do të mbizotërojnë edhe gjatë muajit shtator dhe për këtë të gjithë duhen të kenë kujdes.

 

  • 1

    Radio