Aktuale Më shumë

Në 24 orë kanë ndodhur 16 aksidente në trafik

Prej tvteuta09:58, 8 Korrik 2023

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 16 aksidente trafiku, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë, ndërsa pesë të lënduar lehtë.
Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë Policore njoftoi se katër aksidente kanë ndodhur në Podgoricë, tre në Herceg Novi dhe nga dy në Kotorr, Budva dhe Plevle.
Nga një aksident ka ndodhur në Tivar, Tivat dhe Nikshiq.
Janë lëshuar 389 urdhëra për pagesë të gjobave dhe janë paraqitur 80 kallëzime për kundërvajtje.
Policia ka konfiskuar dhjetë palë targa.

  • 1

    Radio