Sociale Më shumë

Naser Halili për luftën me Covid 19: Frika dhe stresi armiqtë më të mëdhenj

Prej tvteuta12:32, 17 Mars 2021

Shumë të infektuar nga koronavirusi kanë kaluar pa pasoja të rënda por ka pasur edhe nga ato të cilët nuk ja kanë dalur dot luftës me këtë sëmundje. Një numër i të infektuarve, mjekimin e vet e ka marr nëpër spitale, pasi gjendja shëndetësore ishte tejet e rënduar. Historinë e vet me këtë sëmundje në emisionin e mëngjesit në Tv Teuta e rrëfen Naser Halili, i cili është falenderues që e ka tejkaluar këtë sfidë. Simptomat e para ishin ato të zakonshmet që i ka pikërisht Covid 19: ethe dhe temperaturë. Pas dy ditëve me këto simptoma, ai vendos të testohet dhe me marrjen e rezultatit mëson që është pozitiv. Menjëherë drejtohet në spitalin e Tivarit për testime të mëtejshme, ku  mjekët vendosin ta kthejnë në shtëpi ku do të vazhdonte terapinë e përshkruar. Pas disa ditëve, gjendje e tij përkeqësohet dhe mjekët e shtrijnë në spital ku vazhdon mjekimin. Gjendja shëndetësore nuk shkonte drejtë përmirësimit dhe mjekët e vendosën në ventilim joinvaziv, në të cilin qëndroi 13 ditë. Kjo ishte periudha më e vështirë që ka përjetuar, thotë Halili. “Frikën dhe stresin i kam larguar nga mendja dhe kam luftuar fortë me veten që të dal nga ai shtrat dhe nga ai spital. Çdo gjë ishte shumë e vështirë sepse gjendja ime shëndetësore ishte shumë e keqe”, shton ai. Tashmë kur kanë kaluar 4 muaj nga shërimi, Halili thotë që virusi korona ka lënë pasoja të shumta në trupin e ti; lodhje, humbje koncentrimi etj. Ai është falenderues për familjen që e kanë mbështetur, për miqtë dhe kolegët që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës.

 

AKZ

  • 1

    Radio