Aktuale Më shumë

Mungojnë punonjësit e policisë në të gjithë sektorët, problemi duhet të zgjidhet para fillimit të sezonit turistik

Prej tvteuta07:52, 3 Mars 2023

Në shërbimin policor ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore në shërbim, kështu që në shumë komuna një oficer punon në komunikacion, në njësitë e ndërhyrjes janë dy, gjë që sipas profesionistëve është sa e sigurt, edhe e papranueshme nga ana profesionale dhe në kriminalistikë një inspektor bën punën për tre të tjerë

Sindikata e pavarur e policisë dje i është drejtuar me një letër ministrit të Punëve të Brendshme Filip Axhiq, duke e paralajmëruar se ka mungesë të theksuar të punonjësve policorë në të gjitha segmentet e pjesës operative të Drejtorisë së Policisë, që ndër të tjera është rezultat i daljen në pension të një numri policësh.

Sindikata e Pavarur e Policisë paralajmëron Axhiqin se për të tejkaluar problemin e mungesës së kuadrove, është e nevojshme, veçanërisht para fillimit të sezonit turistik, të plotësohen vendet e punës me kuadro të rinj që kanë përfunduar shkollimin në Akademinë Policore në Danilovgrad.

  • 1

    Radio