Aktuale Më shumë

Motivi është i paqartë edhe pas kontrollit të makinës dhe banesës

Prej tvteuta08:35, 5 Mars 2023

Duke shqyrtuar pamjet e kamerave të vëzhgimit, policia ka rindërtuar lëvizjet e Mladen Bulatoviq (40) para se të hynte në ndërtesën e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë së Podgoricës i armatosur me bombë rreth orës 11:35 të së premtes dhe ta aktivizonte atë.

Burimi i “Vijesti” nga hetimi thotë se kanë konstatuar edhe se ku e ka parkuar veturën dhe se e kanë kontrolluar nëse ka lënë një letër që do të zbulonte motivin e tij për shpërthimin e një granate dore.

Ata nuk e gjetën letër, por as prova të tjera në automjet, si dhe në shtëpinë në periferi të Podgoricës, ku jetonte Bulatoviq.

 

  • 1

    Radio