Morant suspendohet nga NBA për 25 ndeshje

Prej tvteuta15:33, 17 Qershor 2023

Basketbollisti i Memphis Grizzlies, Ja Morant, është suspenduar për 25 ndeshje, pa gjobë.

23-vjeçar Morant ishte suspenduar nga të gjitha aktivitetet ekipore në muajin maj, pasi në pamjet të cilat u shfaqën në rrjetet sociale, u pa duke mbajtur në dorë armë për herën e dytë në dy muaj.

Moranti ishte suspenduar për tetë ndeshje pas incidentit të parë në muajin mars.

Edicioni i ri 2023/24 në ligën NBA nis në muajin tetor, ndërsa secila skuadër zhvillon nga 82 ndeshje në sezonin e rregullt.

Suspendimi i Morantit do të hyjë në fuqi për 25 ndeshjet e para.

  • 1

    Radio