Sporti Më shumë

Modriq e vazhdon kontratën me Real Madridin

Prej tvteuta19:17, 27 Qershor 2023

Luka Modriq, do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” edhe për një vit.

Ai e ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2024.

Kjo u bë e ditur edhe nga “Los Blancos” nëpërmjet një njoftimi.

Kroati është pjesë e madrilenëve që 12 vjet dhe pavarësisht ofertave të shumta ai vendosi t’i qëndrojë besnik klubit spanjoll.

37-vjeçari deri më tani i ka zhvilluar 488 ndeshje dhe ka fituar shumë trofe me Realind e Madridit:

Pesë herë Champions Leaguen, pesë herë Botërorin e Klubeve, katër herë Superkupën e Evropës, tre herë La Ligan, dy herë Copa del Rey dhe katër herë Superkupën e Evropës.

Luka Modriq, ka fituar edhe shumë çmime personale si futbollist, në mesin e të cilëve edhe kryesoren “Topin e artë” në vitin 2018-të.

  • 1

    Radio