Aktuale Më shumë

Mjekët dhe kujdesi shëndetësor do të marrin respektin që meritojnë

Prej tvteuta13:11, 19 Dhjetor 2021

Mjekët dhe i gjithë sistemi shëndetësor i Malit të Zi do të marrin respektin e merituar dhe kushte më të mira të punës, ndërsa qytetarët një nivel më të lartë të sigurisë dhe komoditetit shëndetësor, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai ka uruar drejtoreshën e Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKKK) Ljiljana Radulloviq, mjekët dhe punonjësit e mjekësisë për 19 dhjetor – Ditën e QKMZ.

Krivokapiq tha se Radulloviqi, mjekët, personeli mjekësor dhe ndihmës i QKMZ-së, në kohët më të vështira të pandemisë tregojnë humanizëm, solidaritet, modesti dhe sakrificë të pamasë, duke dëshmuar ekspertizën, diturinë dhe etikën e tyre.

Plotësisht i vetëdijshëm se shpesh mund të mendoni se si institucionet ashtu edhe shoqëria ju kujtojnë vetëm kur është më e vështira dhe se në përgjithësi presin më shumë se sa është realisht e mundur, dua t’ju siguroj se qeveria është plotësisht e vetëdijshme se çfarë dhe sa investon shteti, çfarë dhe sa meritoni në këmbim”, tha Krivokapiq.

Ai tha se do të mundohen të përfundojnë projektin që do ta lirojë QK  nga pjesa e punës që tani siç tha ai janë të rënduar nga nevoja.

“Njohuritë dhe vlerat tona nuk do të kërkojnë afirmimin e tyre diku tjetër. Mjekët dhe i gjithë sistemi shëndetësor do të marrin respektin e merituar dhe kushte më të mira pune dhe qytetarët do të kenë një nivel më të lartë sigurie shëndetësore”, thuhet në urim.

Në mesazhin e urimit shtohet se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria nuk kanë dyshim se QKMZ do të vazhdojë të jetë çerdhe e mjekëve të talentuar, shkolla më e madhe e praktikës mjekësore në shëndetin tonë dhe shtrat i ngrohtë dhe shërues për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe ndihmë.

  • 1

    Radio