Sociale Më shumë

Miratohet vakcina e Astra Zeneka

Prej tvteuta20:29, 9 Mars 2021

Instituti për Ilaçe dhe Pajisje Mjekësore i Malit të Zi, në bazë të vlerësimit pozitiv të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit, ka lëshuar leje për hedhjen në treg të vakcinës AstraZeneca, njoftoi ky institut. Licenca u lëshua në procedurë të përshpejtuar, në përputhje me nenin 62 të Ligjit për Produktet Medicinale, pasi që vaksinës iu dha një autorizim tregtimi në Bashkimin Evropian më 29 Janar nga një procedurë e centralizuar dhe dokumentacioni i paraqitur në Institutin për Ilaçe dhe Pajisje Mjeksore  ishte identik me atë në bazë të cilit kjo vakcinë  u miratua në BE.

Vaksina AstraZeneca tregohet për imunizim aktiv për të parandaluar sëmundjen covid-19 tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart ”, thuhet në deklaratë.

Vaksina ka për qëllim administrimin intramuskular dhe vaksinimi kryhet në dy faza.

  • 1

    Radio