Miratohen pagat për 63 deputetë

Prej tvteuta16:10, 5 Dhjetor 2016

Këshilli Administrativ ka miratuar sot njëzëri kërkesat për pagat e 63 deputetëve të Malit të Zi, të cilët punën e tyre e kryejnë në mënyrë profesionale. Për deputetët Draginja Vuksanoviq, Halil Dukoviq, Millutin Gjukanoviq, Strahinja Bullajiq, Goran Radonjiq dhe Vera Bullatoviq, u përcaktuan dallimet në paga, pasi ato nuk do të marrin rroga të plota nga Kuvendi pasi këtë punë nuk e bëjnë profesionalisht.

39 deputetë realizuan të drejtën e pagesës edhe një vit pas përfundimit të mandatit, kurse kërkesat e Jelisava Kaleziq, Ljerka Dragiqeviq dhe Zoran Asanoviq, u refuzuan, pasi Asanoviq njëherë iu është paguar dallimi, kurse Kaleziq dhe Dragiqeviq janë pensioniste.

  • 1

    Radio