Aktuale Më shumë

Ministria e Arsimit: Qendra e Provimeve është kompetente për testimet. Duhet të marrin përgjegjësi

Prej tvteuta18:00, 6 Qershor 2023

Shkarkimi i drejtoreshës të Qendrës së Provimeve, shpërndarja e Bordit Drejtues dhe shkarkimi i kryevlerësueses kanë ndodhur për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të përcaktuara me ligj në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e provimeve eksterne si dhe moszbatimi i vendimeve të organeve kompetent, njoftoi Ministria e Arsimit.

Ata theksuan se Qendra e Provimeve është institucion publik i cili në përputhje me Ligjin e Përgjithshëm për Arsimin është përgjegjës për verifikimin e njohurive dhe aftësive të nxënësvee.

“Përgatitja dhe organizimi i provimeve eksterne, matura dhe provimet profesionale janë përgjegjësi e vetme e Qendrës së Provimeve. Në organizimin e provimeve të caktuara në fund të ciklit të tretë të shkollës fillore dhe provimet në provimet e maturës dhe ato profesionale, kanë ndodhur lëshime të cilat mund të ndikojnë në rregullsinë e provimeve dhe të cilat kanë sjellë reagime negative nga nxënësit dhe prindërit e tyre”, thonë nga kjo ministri.

Ata theksuan se provimi i matematikës për nxënësit e klasave të nënta fillore është ndërprerë për shkak se para fillimit është konstatuar se në rrjetet sociale janë shfaqur detyrat e testeve, për çka nuk mund të fajësohen nëxnësit pasi detyrat u shfaqën në orën 10:45 kur testet nuk ishin të disponueshëm për ta. Situata e fundit ka të bëjë me rezultatet e testit të gjuhëve amtare, kur një numër i konsiderueshëm i maturantëve nuk e kaluan provimin “sepse kopjuan” dhe morën zero pikë.

“Duhet të theksohet edhe një herë se Qendra e Provimeve i ka caktuar të gjithë administratorët e testeve për të gjitha shkollat ​​në territorin e Malit të Zi, kështu që edhe nëse ka pasur kopjim apo përdorim të mjeteve të kundërligjshme, nuk mund ta largojë veten nga përgjegjësia”, thonë ndër të tjera nga Ministria e Arsimit.

  • 1

    Radio