Ministri Ivanoviq kërkon 20.000 euro dëmshpërblim
Prej tvteuta12 February 2016

Ministri i bujqësisë në qeverinë e Malit të Zi Petar Ivanoviq, ka ngritur padi kundër gazetës Vijesti, ku do të kërkojë 20.000 euro dëmshpërblim për shkak të, siç thuhet, shpifjeve të cilat i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore. Arsyeja e padisë është një tekst në gazetën Vijesti, ku si pronar i makinës BMW X5 e cila i dogj në Podgoricë , u cilësua ministri Ivanoviq. Pas daljes së artikullit, ministri ka mohuar të jetë pronar i makinës dhe ka njoftuar padi ndaj gazetës.