Aktuale Më shumë

Milatoviq: Të gjithë të mblidhemi rreth dashurisë për Malin e Zi

Prej tvteuta12:41, 21 Maj 2023

Presidenti Jakov Milatoviq tha se 21 maji – Dita e Pavarësisë, duhet të jetë një tjetër nxitje që “të gjithë ne të mblidhemi rreth emëruesit të përbashkët – dashurisë për vendin tonë” dhe të “festojmë me besim edhe më të fortë në një të nesërme më të mirë”.

“Para nesh është një kohë e fitoreve të përbashkëta që do t’i fitojmë me inteligjencë dhe vendosmëri, dituri dhe urtësi, punë dhe përkushtim, duke krijuar prosperitet ekonomik dhe një shtet me mundësi të barabarta, institucione të forta dhe qytetarë të kënaqur. Edhe një herë ju falënderoj të gjithë nga zemra! Rroftë Mali i Zi”, ka shkruar Milatoviq në Twitter.

  • 1

    Radio