Meshihati do ti ndajë mirënjohje të lartë presidentit Erdogan

Prej tvteuta18:05, 27 Gusht 2021

Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, në seancën e mbajtur sot, vendosi njëzëri që mirënjohja  më e lartë e Bashkësisë Islame “Husein-pasha Bolaniq” t’i jepet Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Tajip Erdogan.
Njohja do t’i dorezohet personalisht Presidentit Erdogan gjatë vizitës zyrtare të nesërme në Mal të Zi, njoftohet nga Meshihati.

Përkujtojmë se Presidenti i Republikës së Turiqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Malin e Zi me ftesë të Kryetarit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Ai fillimisht do të pritet në rezidencën në Cetinë ku pas takimit do të mbahet Press konferenca, kurse më pas do të shtrohet dreka e rastit.

Pas takimit në Cetinë kryetari Erdogan do të takohet edhe me krerët e institucioneve parlamentare dhe qeveritare, kurse në orët e pasditës  pritet të vizitojë Medresenë “Mehmet Fatih” ku do të organizohet pritja dhe programi solemn.

Ilmira Lika

  • 1

    Radio