Sociale Më shumë

Mesazhi i ambasadores se UE ne MZ Oana Cristina Popa me rastin e 8 marsit

Prej tvteuta19:27, 7 Mars 2021

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një mundësi për të gjithë ne në Mal të Zi për t’u bashkuar dhe ngritur zërin për të drejta të barabarta për gratë.

Kur flasim për të drejtat e grave dhe barazinë, ne po flasim për përkushtimin ndaj vlerave thelbësore të demokracisë dhe respektimin e të drejtave themelore të të gjithë njerëzve.

Bashkimi Evropian është në krye të përpjekjeve globale për të arritur të drejta dhe mundësi të barabarta për vajzat dhe gratë në të gjithë botën.

Në Malin e Zi, ne punojmë me aktivistë për të drejtat e grave, autoritete publike dhe politikanë për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe për të krijuar mundësi të barabarta shoqërore, ekonomike dhe politike për vajzat dhe gratë në të gjithë vendin.

Dhuna është forma më e keqe e padrejtësisë me të cilën përballen shumë gra dhe vajza sot. Fatkeqësisht, dhuna ndaj grave mbetet një nga format më të zakonshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Malin e Zi.

Grave gjithashtu shpesh u mohohen mundësitë e barabarta për të marrë pjesë dhe për të udhëhequr në politikë. Për më tepër, shkalla e fuqizimit të grave – si në sektorin publik dhe atë privat, në të gjitha nivelet e qeverisjes – është shqetësuese e ulët në Malin e Zi.

Kurdoherë që gratë janë të ekspozuara ndaj padrejtësisë, kur përjashtohen ose nënçmohen, kjo në të vërtetë dëmton shoqërinë në tërësi. Kjo sepse asnjë shtet nuk mund ta realizojë potencialin e tij të plotë kur gjysmës së popullsisë i mohohen të drejtat dhe mundësitë e barabarta.

Kjo është arsyeja pse, tani më shumë se kurrë, të gjithë në shoqërinë malazeze, veçanërisht burrat, duhet të angazhohen për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.

Blerja e luleve grave në këtë ditë është një gjest i bukur dashurie dhe respekti. Por është shumë më e rëndësishme që të gjithë të bëjmë atë që varet nga ne dhe të marrim masa konkrete për të siguruar që gratë dhe vajzat në Malin e Zi të mund të bëjnë jetë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të begatë!

Gëzuar Ditën e Grave!

  • 1

    Radio