Sociale Më shumë

Mehmeti – Edhe në Bangladesh punimet bëhen më mirë

Prej tvteuta19:51, 12 Mars 2021

Pas reagimeve të herëpasherëshme, të qytetarëve, si dhe verifikimit të gjendjes reale në terren lidhur me ndërtimin e kolektorëve të ujrave të zeza në Komunën e Ulqinit, financuar  me mjete kreditore të siguruara nga Banka Europiane për Zhvillim, në shumën prej 3,5 milion €, ditë më parë Lidhja Demokratike në Mal të Zi ngreh zërin kundër firmës nënkontraktore ,dhe dyshimet për kualitetin e dobët të punimeve gjatë shtrirjes së tubacionit, jasht standardeve teknike.

“Shqetësimin tonë e kemi të bazuara në fakte të grumbulluara nga tereni, me fotografi për mënyrën e punimeve e që nuk plotësojnë minimumin e kushteve teknike për realizimin e projektit në fjalë, për çka edhe përkohësish janë pezulluar punimet në shtrirjen e këtij tubacioni dhe për të njëjtat kemi njoftuar organet kompetente lokale, personin përgjegjës të organit mbikqyrës, shprehet  Saubih Mehmeti .

Driton Sala banor në lagjen e Kodrave shpreh shqetësimin e tij për vendosjen e tubacioneve jashtë çdo standardi.Ai shprehet se për këtë janë njohftuar edhe organet kompentente,si dhe janë mbledh nënshrime nga qytetarët për të shprehur indinjatë dhe paknaqësi, për mënyrën e punimeve dhe neglizhencë të organit mbikqyrës si dhe organeve kompetente të interesuara në realizimin e këtij projekti të shumëpritur nga qytetarët e Ulqinit.

Sekretari I Sekretariatit për Veprimtari Komunale Mustafë Gorana për televizionin Teuta u shprehet se është I njohtuar me këtë çështje dhe menjëherë janë marrë masat adekuate për ndërprejen e punimeve në pjesën ku ka pasur vërejtje , ai tha se do të rishikohet mundësia për të ndërhy në këtë pjesë dhe tubacioni të rivendoset duke u respektuar standardet e parashikuara me projekt.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio