Aktuale Më shumë

Medenica ka tentuar të vetëvritet

Prej tvteuta09:30, 21 Prill 2022

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica ka tentuar të vetëvritet në Qendrën Klinike të Malit të Zi, është konfirmuar për Portalin RTMZ në polici.

Sipas portalit RTMZ, ajo aktualisht është në gjendje stabile.

Ndërhyrja e punonjësve të spitalit dhe punonjësve të policisë ka penguar ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë të kryejë vetëvrasje.

Kujtojmë se Medenicës të mërkurën i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë me vendim të gjyqtares hetuese të Gjykatës së Lartë Suzana Mugosha.

  • 1

    Radio