Sporti Më shumë

Me 2 prill turneu i XVI ndërkombëtar në karate

Prej tvteuta16:46, 28 Mars 2017

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të cilat mbahen me rastin e kremtimit të Ditës së Komunës së Ulqinit, klubi i karatesë “Ulqini” organizon turneun e 16 ndërkombëtar “Ulqini Open 2017” në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” me datë 2 prill në ora 10.

Gjergj Daboviq kryetari i klubit “Ulqini” është i kënaqur që edhe këtë vit ftesës së tyre janë përgjigjur pozitivisht shumë shtete të Europës, por kësaj radhe dhe Amerika do të jetë prezente. Edhe se kanë kaluar 16 vite nga organizimi i parë i këtij turneu, kryesia e klubit të karates “Ulqini” është e kënaqur që gjatë kësaj periudhe në këtë turne kanë kaluar emra që ishin dhe janë figura të spikatura të sportit luftarak.

  • 1

    Radio