Mbi 90% e fëmijëve përdorin internetin
Prej tvteuta15:52, 27 Korrik 2016
Më shumë se 90 për qind e fëmijëve në Mal të Zi përdor internetin, dhe në shumicën e rasteve janë viktima të dhunës së moshatarëve të tyre, e cila është edhe arsyeja pse është e domosdoshme që prindërit dhe mësuesit ti mbështesin më mirë, u njoftua në konferencën që shënon fillimin e një fushate të re të qeverisë dhe UNICEF-it .
Në fazën e parë , kjo fushatë e nisur me qëllim për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve, do të përqëndrohet në dhunën në internet, në përputhshmëri me fushatën globale të UNICEF-it “Stop dhunës online.”
Anketa e kryer gjatë muajit maj dhe qershor tregoi se në Mal të Zi brezi i ri më herët fillon përdorimin e internetin në krahasim me fëmijët e moshave më të vjetra, dhe se zakonisht internetin e përdorin për argëtim dhe shoqërim në rrjetet sociale, dhe më pak për detyrat e shkollës.