Mbështetje për fermerët e rinj deri në 65% të fondeve të investuara

Prej tvteuta20:36, 7 Mars 2022

Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave prezantuan sot në sallën e Komunës së Ulqinit programin IPARD mbështetës për prodhuesit bujqësorë, biznesmenë dhe të interesuar të tjerë.

Fermerëve u janë shpjeguar kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë për të aplikuar në thirrjen publike e cila do të publikohet më 14 mars.

Përfaqësuesit e Ministrisë u kujtuan prodhuesve se Ftesa e publikuar, e cila ka të bëjë me prodhimin primar, mbështet projekte me kosto të pranueshme në vlerë prej 10 deri në 50 mijë euro, ndërsa mbështetja është në masën 60 për qind të shpenzimeve të pranueshme, dhe nëse është fermer i ri nën 40 vjeç, mbështetja është 65 për qind. Gjatë prezantimit, prodhuesit bujqësorë të Ulqinit kërkuan sqarime nga përfaqësuesit e Ministrisë në mënyrë që të përgatiten më mirë për aplikimin në ftesën publike.

Ata ishin më të interesuar për blerjen e makinerive bujqësore dhe ndërtimin e objekteve në ferma në fushën e blegtorisë.

  • 1

    Radio