Slider Më shumë

Masat e reja: Pa festime në ambientet e hapura. Lokalet mund të punojnë duke respektuar masat

Prej tvteuta19:17, 21 Dhjetor 2021

ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi prezantuan sot masat e reja anticovid që do të vlejnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, tha se koncertet e Vitit të Ri në ambient të hapur bartin rrezik të madh epidemiologjik, prandaj edhe janë të ndaluara. “Janë ngjarje që do të zhvilloheshin në disa qytete të vendit me pjesmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve.

Dallimi në krahasim me festivalet që kemi pasur në periudhën e mëparshme, është se tani kemi variantet delta dhe omikron që janë më ngjitëse dhe që mund të infektojnë një popullsi më të madhe. Është e pamundur të sigurohet respektimi i masave themelore dhe natyrisht që do të përbënin rrezik të madh epidemiologjik. Sa u përket ambienteve të mbyllura të hotelierisë, atyre iu dhanë udhëzime se si të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve në minimum. Këto janë objekte kryesisht me një hyrje, kështu që kontrollimi i certifikatës së COVID është shumë më i lehtë sesa në ato të hapura”, tha Galiq.

Disa nga komunat bregdetare, si Tivari, Budva dhe Kotorri, paraprakisht kishin paralajmëruar mbajtjen e manifestimeve treditore në sheshet e qytetit, ku do të performonin disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës në rajon. Tashmë, padyshim që nuk do të ketë pritje në ambient të hapur, gjë që shkaktoi indinjatën e madhe të hotelierëve, sidomos në qytetet bregdetare, të cilët prisnin më shumë frekuentim gjatë festave të fundvitit.

  • 1

    Radio