Sociale Më shumë

Masat e reja: Ndalohet dalje nga 6 qytete të tjera, përfshirë Ulqinin

Prej tvteuta09:25, 1 Mars 2021

Komisioni për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundja e COVID-19, me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, ka miratuar masa të reja që do të hyjnë në fuqi të Martën, 2 Mars, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Përveç masave që vazhdojnë të zbatohen në komunat e Budvës dhe Tivatit, qytetarëve u ndalohet të largohen edhe nga komunat e Podgoricës, Cetinjës, Ulqinit, Herceg Novit, Nikshiqit dhe Pluzhinës, përveç për shkaqe të punës, atyre mjeksore, apo të tjera të parashikuara me masat kufizuese.  Në të njëjtën kohë u lejohet puna lokaleve dhe restoranteve në komunat e Tivarit, Tuzit dhe Danilovgradit. Masat do të jenë të vlefshme deri më datën 10 Mars.

  • 1

    Radio