Aktuale Më shumë

Marianne Williamson, kandidatja e parë demokrate që sfidon Biden për zgjedhjet e 2024

Prej tvteuta08:31, 5 Mars 2023

Shkrimtarja Marianne Williamson, njoftoi zyrtarisht të shtunën kandidimin për Presidente, duke u bërë demokratja e parë që sfidon zyrtarisht Presidentin Joe Biden për zgjedhjet e vitit 2024.

“Nga sot, unë jam kandidate për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha ajo në çeljen e fushatës në kryeqytetin e vendit.

70-vjeçarja, këshilltarja shpirtërore e dikurshme e Oprah Winfrey-t, duket se do të bëjë opozitë simbolike – një tregues kjo se sa të bashkuar janë demokratët rreth Joe Biden-it. Fushata e zonjës Williamson përfshin slogane si: “Një fillim i ri” dhe “Trazojeni sistemin”.

Ajo planifikon të bëjë fushatë në shtetet me votime të hershme në kalendarin zgjedhor për vitin 2024, përfshirë Nju Hempshërin, që kërcënon të sfidojë një plan të mbështetur nga Presidenti Biden dhe Komiteti Kombëtar Demokratik që gara për nominimet të fillojë në Karolinën e Jugut.

Joe Biden, 80 vjeç, është presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë.

  • 1

    Radio