Maraj: Parku në Plazh të Vogël do të përfundojë para sezonit turistik
Prej tvteuta20 January 2017
Drejtori i Agjensisë për projektim dhe zhvillim Shpetim Maraj, tha për televizionin Teuta se Kouna është e vendosur që investimin në pakrun dhe disa vende parkimi në Plazh të Vogël ta përfundojë para sezonit turistik. Maraj tha se gabimisht fokusi i opinionit ka qenë në vendet e parkimit , pasi investimi është i përqendruar në ndrëtimin e parkut që vjen sipër tyre. Maraj njoftoi se për vazhdimin e punimeve është hapur edhe tenderi me velrë rrth 17,000 euro , i cili me pjesën e mëparshme të tenderi që akoma nuk është realizuar , do të jetë i mjaftueshën për realizimine këtij investimi.