Mandiq: Opozita është armë e fuqishme e opozitës

Prej tvteuta10:38, 12 Dhjetor 2016

Njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, tha se ideja e kësaj aleance është që në mënyrë demokratike të dilet nga kriza, dhe se zgjedhjet e përsëritura ti organizojë qeveria e re. Ai tha se zgjedhjet e kaluara në vend që të zgjidhin krizën e rëndë politike në Mali të Zi, e kanë thelluar atë edhe më tepër, duke e çuar vendin në një gjendje dramatike dhe jostabile.

“E kemi dëgjuar me kujdes komisionerin Hahn i cili bëri thirrje që ne të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, por shpresojmë se edhe ai me kujdes dhe me përgjegjësi i ka shqyrtuar argumentet dhe propozimet  tona ” tha Mandiq për gazetën Dan . Ai shtoi se bojkoti i Kuvendit dhe protestat  janë një mjet shumë i fuqishëm në dispozicion të opozitës, por jo të vetmit, pasi ato kanë edhe opsione të tjera.

  • 1

    Radio