Mandiq dhe Knezheviq akuzohen për përgatitje të hyrjes me dhunë në Kuvend
Prej tvteuta14 February 2017
Deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, në kërkesën e  Prokurorisë drejtuar Kuvendit, janë identifikuar  si personat që duhej të komandonin hyrjen e dhunshme në Kuvend me 16 tetor, shkruan gazeta  Pobjeda. Deputetët e Frontit, sipas Prokurorisë , kanë pranuar të veprojnë sipas urdhrave të organizatorit  të organizatës kriminale, për të organizuar protesta që do të përdoren për sulmin në Kuvend, për çka më herët janë siguruar edhe armët. Sipas planit kriminal, u ra dakord që Mandiq dhe Knezheviq të organizojnë protestë në orën 20.00 të ditës së zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor, dhe se pas fjalimeve politike, në orën 23.00, me anëtarët e organizatave kriminale të thyejnë kordonin e policisë dhe me forcë të hyjnë në Kuvend,  ku do të shpallnin fitoren e Frontit Demokratik dhe të arrestonin kryeministrin e atëhershëm Millo Gjukanoviq. Prokurori Special  ka vlerësuar se ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar se Mandiq dhe Knezeviq kishin rol aktiv në përgatitjen e aktiviteteve të cilat mund të  kualifikohen si krijimi i një organizate kriminale dhe tentativë për terrorizmin.