Sociale Më shumë

Mali i Zi në vitin 2020 me rritje negative natyrore

Prej tvteuta18:30, 27 Shkurt 2021

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, prej kur edhe ka filluar statistika për Malin e Zi, vitin e kaluar në vend është regjistruar një rritje natyrore negative. Në vitin e shënuar nga Pandemia Kovid – 19, në Mal të Zi kanë lindur 7,082 persona ndërsa 7,278 kanë vdekur. Kriza e koronës ndikoi gjithashtu tek të rinjtë për të shtyrë martesat – çka u reflektua me  vetëm 2,107 çifte të martuar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur numri i martesave të reja ishte gjithmonë më i lartë se 3,000. Sidoqoftë, pati edhe një numër më të vogël të divorceve , gjë që mund të sqarohet edhe me faktin se në valën e parë të koronavirusit, gjykatat nuk funksionuan. Rritje natyrore pozitive në vitin 2020 u regjistrua në vetëm shtatë komuna – Tivar, Budva, Plavë, Podgoricë, Rozhajë, Tivat dhe Tuz. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave MONSTAT, vitin e kaluar numri i vdekjeve u rrit krahasuar me vitet e mëparshme.

Statistikat tregojnë se në vitin 2020 ndërruan jetë 7,278 persona, kurse  në 2019, 6,595, çka përbën dallim prej gati 700 vdekje më shumë. Kjo tregon më së miri impaktin tragjik që ka pasur virusi korona në shoqërinë e Malit të Zi.

  • 1

    Radio