Sporti Më shumë

Mali i Zi humbet ndaj Polonisë

Prej tvteuta09:59, 27 Mars 2017

Në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për kualfikimet në Kampionatin Botëror në Rusi, Mali i Zi në Podgoricë regjistroi humbje 2-1 ndaj Polonisë. Në një ndeshje e cila pati disa raste për shënim nga të dyja palët, polakët të parët kaluan në avantazh me një gol të Levandovskit në minutën 40-të. Mali i Zi e filloi pjesën e dytë më mirë dhe si rezultat i kësaj arriti edhe barazimin me golin e Stefan Mugosha  në minutën e 63.

Tetë minuta më vonë patën edhe rastin më të mirë të përmbysin rezultatin , por Shofranac u tregua i pasaktë vetëm pak metra larg portës. Polakët shfrytëzuan pasaktësinë e sulmit malazez dhe në minutën e 82 kaluan përsëri në avantazh me anë të Lukas Pishçek, rezultati i cili nik u ndryshua deri në fund të ndeshjes. Pas këtij takimi Polonia e ka zgjeruar distancën në krye të tableës 6 pikë, dhe ka grumbulluar 13 gjithsejt, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Danimarka me nga 7 pikë.

  • 1

    Radio