Aktuale Më shumë

M. Vukoviq; PSD, nuk do të dalë nga Qeveria

Prej tvteuta09:44, 9 Janar 2016

Partia Social demokratike, formalisht nuk do të dalë nga Qeveria sepse frigohet që shumica e re parlamentare do t’i jepte mundësi edhe Qeverisë së pakicës deri në zgjedhje, ka vlerësuar deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Vukoviq.

Ai, ka thënë se kriza në koalicionin qeverisës po bëhet gjithnjë e më e padurueshme, madje edhe e pakuptimtë. Qeveria funksionon, udhëheq politikën e brendshme dhe të jashtme por projektet e mëdha ligjore, me të cilat do të duhej të sigurohej kjo politikë në formë normative, gjithnjë e më vështirë po kalojmë procedurën parlamentare.

  • 1

    Radio