Llunji: Shpresohet që punimet do të përfundohen për Ditën e Ulqinit

Prej tvteuta13:57, 4 Mars 2023

Punimet në Molen e Madhe të Plazhit të vogël janë duke vijuar pothuajse ç’do ditë dhe pritet që ajo së shpejti të ndryshojë pamjen e vet.

Sipas koordinatorit për të mirat Detare për Komunën e Ulqinit dhe Tivarit, Asllan Llunjit, penges kryesore aktualisht janë kushtet atmosferike , të cilat bëjnë që punimet dhe planprogrami të pësojë ndryshime të vogla në realizim.

Llunji poashtu theksoi se aktualisht janë duke bërë pastrimin e këtij lokacioni nga mbeturinat dhe prurjet e ndryshme nga kushtet atmosferike dhe dallgët e detit.

  • 1

    Radio