Aktuale Më shumë

Lehtësimi i tregtisë legale duke aplikuar sisteme IT të pajtueshme me sistemet doganore të BE-së

Prej tvteuta12:54, 1 Gusht 2024

Nëpërmjet zbatimit të lehtësimit të tregtisë, që është një nga prioritetet e Drejtorisë doganore, shërbimi ynë përpiqet të krijojë kushte për rritje më të shpejtë të ekonomisë malazeze përmes lehtësimit dhe thjeshtësimit të procedurave doganore dhe krijimit të një mjedisi pa letra, theksoi U.d. drejtoresha e Drejtorisë doganore, Maja Vuçiniq.

Siç është njoftuar nga Drejtoria doganore, Vuçiniq dhe bashkëpunëtorët e saj kanë mbajtur një sërë takimesh me përfaqësues të kompanive të IT-së, me qëllim të finalizimit të projekteve të Drejtorisë doganore dhe fillimit të funksionimit të sistemeve të reja, me qëllim që të sigurohet operim më i shpejtë dhe më i lehtë në mjedisi tregtar.

“Zbatimi i një numri të madh të projekteve, të cilat po i realizojmë me mbështetjen tuaj, është duke u zhvilluar”, theksoi Vuçiniq.

Vuçiniq theksoi se Drejtoria Doganore zhvillon dhe zbaton mekanizma për lehtësimin e tregtisë që synojnë qarkullimin e shpejtë të tregtisë legale, zvogëlimin e dokumentacionit dhe kostove, si dhe krijimin e biznesit pa letra, që është pikë referimi kyçe e BE-së në Kapitullin 29 Unioni Doganor.

Ajo falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi nevojën për dinamikë më të shpejtë të aktiviteteve në periudhën në vijim.

“Përfaqësuesit e kompanive të IT-së shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin me Drejtorinë doganore në kuadër të projekteve aktuale, duke theksuar se do të jenë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për shërbimin doganor në projektet e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit u ra dakord për dinamikën e aktiviteteve të radhës.

  • 1

    Radio