Leçiq zë peshkun 98 kilogramësh
Prej tvteuta11 January 2017
Në konkursin shpërblyes “Gjuetia e muajit”, i cili për peshkatarët sportiv në bregdetin e Malit të Zi organizohet nga kompania për prodhimin dhe shitjen e pajisjeve të peshkimit “Una” nga Tivati, vendin e parë dhe një kupon me vlerë prej 50 euro e ka fituar peshkatari nga Ulqini Dalibor Leçiq, me peshkun ton i cili peshon 98 kilogram. Kuponi mund të përdoret në dyqanet “Sipa” ose “Marine center” në Radanoviq. Leçiq peshkun ton e zuri në skelë në Plazh të Madh, pas një lufte e cila zgjati gati dy orë.