Lamoja: Ujësjellësi nuk ka të bëjë me punimet. Do të paraqesim padi për dëmin

Prej tvteuta14:26, 24 Dhjetor 2021

Disa zona të Ulqinit kanë hyrë në ditën e pestë të mungesës së furnizimin me ujë dhe banorëve duket se u është sosur durimi.

Në vendin e kryerjeve të punimeve në Fushë të Ulqinit, sot ishin prezent edhe oficerë të policisë, pasi qytetarët janë ankuar për situatën.

Drejtori i N.P “Ujësjellës-kanalizime”, Arjan Lamoja, tha për TV Teuta se ndërmarrja që ai kryeson nuk ka të bëjë fare me punimet, por e ka obligim moral të kujdeset se si po shkon situata. Ai tha se është e pakuptimtë sjellja e kompanisë Hipering nga Podgorica, e cila është angazhuar nga Komuna për kryerjen e punimeve. Përveç mosnjoftimit në kohë për fillimin e punimeve, e që çoi në atë që ndalimi i ujit të bëhet pa njoftim paraprak, vonesa e punimeve është një tjetër skandal.

“Sot këtu duhej të ishin mbledhur të gjithë zyrtarët e Komunës, sekretarët, edhe vetë kryetari, që ti dalin zo kësaj pune, se është gjysma e qytetit pa ujë.”, thotë i indinjuar Lamoja, duke shtuar se gjendjen e bën edhe më të rëndë fakti që jemi në prag të festave.

Lamoja tha se nuk ka njohuri se kur mund të rivendoset furnizimi i rregullt me ujë, pasi punimet janë në dorë të kompanisë kontraktuese.

  • 1

    Radio