Aktuale Më shumë

Lamoja: Punimet ishin parashikuar, por jo pa njoftim

Prej tvteuta15:07, 21 Dhjetor 2021

Mungesa e komunikimit dhe punimet në dislokimin e tubacionit të ujit në Fushën e Ulqinit, janë arsyet që disa zona të Ulqinit deri të enjten nuk do të kenë furnizimi me ujë. Gjegjësisht, punët e kryera nga kontraktuesi Hypering nga Podgorica dhe financuar nga Komuna e Ulqinit nuk kanë filluar siç është planifikuar.

Në një bisedë për Televizionin Teuta, drejtori i N.P. “Ujësjellës Kanalizime”, Arijan Lamoja, nuk e ka fshehur indinjatën ndaj investitorit për shkak të mosnjoftimit në kohë të fillimit të punimeve dhe pohon se ka kërkuar që qytetarët të informohen për punët të paktën 48 orë më parë. Gjatë punimeve që kanë filluar të hënën është dëmtuar tubi kryesor i ujit, për shkak të të cilit një pjesë e madhe e Ulqinit, ndër ta edhe Qendra Shëndetësore. ka më shumë se 30 orë pa ujë.

“Punimet që po kryhen kanë për qëllim lëvizjen e tubacionit kryesor transit Ø450, i cili furnizon pjesën më të madhe të Ulqinit. Kemi pasur disa takime me kontraktuesin dhe me investitorin dhe ata kanë kërkuar në mbledhjen e fundit të datës 3 dhjetor që të ndërpritet furnizimi me ujë për një periudhë 3-ditore. Unë nuk isha dakord me këtë, sepse besoj se ndërprerja e furnizimit me ujë për një periudhë kaq të gjatë nuk është e drejtë. Për këtë kam qenë kundër dhe kemi menduar që këto punë të kryhen maksimumi për dy ditë dhe kemi kërkuar që qytetarët të njoftohen për këtë së paku 48 orë përpara. “Dje kam marrë informacion se ka ardhur kontraktuesi dhe është dëmtuar tubi kryesor”, tha Lamoja.

  • 1

    Radio