Rajoni/Bota Më shumë

Lajçak zbulon agjendën për Kosovë-Serbi: Takim me kryenegociatorët

Prej tvteuta12:40, 11 Dhjetor 2023

“Është koha për të çuar përpara procesin e integrimit në Bashkimin Europian, të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Kështu shkrun në një postim në rrjetet sociale, Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Europian për lehtësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mbajë të tjera takime me kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës, për të diskutuar për hapat e tjerë që palët do të ndërmarrin në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Ditët e fundit kam qenë i zënë në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim po përgatiteshim për diskutimet e ndara të ardhshme me kryenegociatorët e të dyja palëve. Marrëveshja mes KEDS dhe Elektroserver është një hap i rëndësishëm dhe nënkupton progress në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruante ndër të tjera Lajçak.
Më pas përfaqësuesi i Bashkimit Europian shtoi se ka pasur takime me përfaqësues të Bundestagut Gjerman, me të cilët është diskutuar pikërisht projekti I integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është theksuar gatishmëria për zgjerim e BE-së.
Lajçak ka theksuar edhe takimin me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, me të cilin ka diskutuar pikërisht për ecurinë e negociatave Kosovë-Serbi dhe ka vlerësuar bashkëpunimin BE-ShBA në këtë process.

  • 1

    Radio