Kuvendi Komunal: Seancë përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së Dritan Alaj

Prej tvteuta17:35, 19 Nëntor 2021

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ulqinit, u mblodhën në një seancë përkujtimore, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të ish kolegut të tyre, Dritan Alaj, i cili vitin e kaluar e humbi betejën me Covid 19. Dritani u përkujtua ashtu si edhe e meritonte, në mesin e miqve dhe të afërmve, të cilët nuk kursyen fjalët për të përshkruar mallin që kanë dhe mungesën që u ka krijuar humbja e tij e parakohëshme.

Për cilësitë e tij si njeri, por edhe mungesën e madhe që ka lënë ikja e tij p, folën kolegët ngaUDSH edhe subjektet e tjera.

Humbja e Dritanit ka prekur të gjithë, por askush nuk do ta ndjejë më së shumti mungesën e tij sa anëtarët e familjes. Me zërin e dridhur nga emocionet, ata falenderuan folësit për fjalët e mira dhe konsideratën e madhe për birin e tyre.

Dritan Alaj u nda nga jeta me 15 nëntor të vitit të kaluar, në moshën vetëm 38 vjeçare, duke lënë pas në dhimbje të thellë, babanë, gruan, dy fëmijët, dhe mbarë shoqërinë që e donte dhe respektonte. Kujtimi i tij do të mbesë në zemrën e të gjithëve që e kanë njohur.

 

  • 1

    Radio