Kryetari Cungu vizitoi punimet në Mëhallë të Re

Prej tvteuta15:03, 15 Janar 2018

Kryetari i Komunës Nazif Cungu më bashkëpuntorët e tij vizituan sot punimet që janë duke u zhvilluar në ,,Mëhallë të Re”, gjegjësisht në rrugën ,,Ymer Prizreni­­ ” dhe ,,Kadi Hysein Mujali”  një ndër zonat më karakteristike të qytetit të Ulqin.

Ky projekt ka për qëllim rikonstruksionin  e trotuareve dhe shtrimin e saj më pllaka, gjelbërimin dhe ndriçimin modern led duke ja kthyer qytetit pamjen e re të rilinduar nga pikëpamja urbanistike, ku çdo hapsirë publike do jetë e qytetarëve dhe në shërbim të tyre, thuhet nga kabineti i kryetarit.  Projekti kushton në shumën 150.000 euro dhe do jetë pjesë e investimeve kapitale nga buxheti i Komunës së Ulqinit.

 

  • 1

    Radio