Politikë Më shumë

Kryeministri Krivokapiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse serbe

Prej tvteuta10:37, 29 Maj 2021

 

Peshkopi i Budimles dhe Nikshiqit e administrator i Mitropolisë së  Malit të Zi dhe bregdetit, Joanikije, ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq që ta nënshkruajë marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe e jo të përzihet në zgjedhjen e mitropolitit. Zgjedhja e mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi është në kompetencë vetëm të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe. Gjithashtu është absurd propozimi i Krivokapiqit që marrëveshja bazë të nënshkruhet më 30 tetor, gjë që është manovër politike e llojit të vet dhe nuk mund të konsiderohet gjest qëllimmirë që do të çonte në qetësimin e tensioneve të gjata, që ishte çështje me përparësi kryesore e Qeverisë së Krivkoapiqit, ka thënë Joanikije për IN4S. Kryeministri Krivokapiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse serbe edhe pse, siç theksojnë nga kjo bashkësi fetare, ajo është harmonizuar dje para dite. Ata kanë thënë se nuk shikojnë arsye për mos-nënshkrim të kësaj marrëveshje, gjë që e përjetojnë si diskriminim. Ata kanë thënë se Kisha Ortodokse Serbe dhe populli besimtar në këto rrethana nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e të drejtave dhe faltoreve të veta.

  • 1

    Radio