Sporti Më shumë

Kroosi te Reali edhe për një vit

Prej tvteuta14:25, 22 Qershor 2023

Real Madridi ia ka zgjatur kontratën mesfushorit Toni Kroos deri më 2024.

“Real Madridi dhe Toni Kroosi janë marrë vesh që atij t’i zgjatet kontrata, e cila e sheh atë të kontraktuar nga klubi deri më 30 qershor, 2024”, thuhet në komunikatën e Realit.

Gjermani deri tash numëron 417 paraqitje për klubin, ku ka arritur t’i fitojë 20 trofe, përfshirë 4 Liga të Kampionëve, pesë Kupa të Botës për Klube, tre tituj kampioni të Spanjës.

  • 1

    Radio