Kroacia fiton në vazhdime ndaj Holandës, siguron finalen e Ligës së Kombeve

Prej tvteuta17:14, 15 Qershor 2023

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Holandës me rezultat 4-2 në vazhdime, në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që ruanin balancat në fushë.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 32-të, kur Teun Koopmeiners i Holandës rrezikoi i pari.

Pas dy minutash erdhi goli. Mats Wieffer asistoi te Donyell Malen, i cili shënoi për 1-0.

Por Kroacia u paraqit me fytyrë tjetër në pjesën e dytë, duke fituar penallti që në start.

Andrej Kramaric ishte i saktë nga penalltia për 1-1 në minutën e 55-të.

Në minutën e 73-të, kroatët morën epërsinë në ndeshje, kur Luka Ivanusec asistoi te Mario Pasalic i cili shënoi për 2-1. Por holandezët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në 2-2 në kohën shtesë me Noa Lang. Në vazhdime, pikërisht në minutën e tetë të tyre, Kroacia sërish mori epërsinë, kur Bruno Petkovic shënoi për 3-2.

Kroacia shënoi edhe një herë në pjesën e dytë të vazhdimeve me Luka Modric nga pika e bardhë për 4-2.

Kroatët shënuan edhe një herë në minutën e 120-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Kroacia kalon në finale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Spanjë – Itali.

  • 1

    Radio