Aktuale Më shumë

Krivokapiq në parlament më 30 dhjetor

Prej tvteuta13:01, 22 Dhjetor 2021

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq do t’u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare në Kuvend në seancën e caktuar për më 30 dhjetor.

Pyetjet me shkrim i dërgohen Kryeministrit jo më vonë se 72 orë para fillimit të seancës. Në rendin e ditës të seancës së posaçme të Kuvendit të Malit të Zi janë edhe pyetjet e deputetëve që kanë të bëjnë me një temë të caktuar.

“Propozimin me temë të përcaktuar saktë, për të cilën bëhet fjalë, emrin dhe mbiemrin e ministrit, Klubet e deputetëve të opozitës parlamentare ia propozojnë kryetarit të Kuvendit, me shkrim, jo më vonë se shtatë ditë para datës së mbajtjes së seancës”, thuhet në kumtesë.

  • 1

    Radio