Aktuale Më shumë

Kosova, 15 vjet shtet, edhe Ulqini feston

Prej tvteuta21:26, 17 Shkurt 2023

Data 17 shkurt ka një domethënie të madhe për mbarë popullin tonë.

Me këtë datë, në vitin 2008 Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran.

Qytetarë të shumtë nga Kosova vizituan sot qytetin e Ulqinit , edhe pse data e 17 Shkurtit shënon një ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët e veçanërisht për qytetarët e Republikës së Kosovës, ata  vendosën që këtë ditë feste ta festojnë me vëllezërit e tyre në Ulqin, ashtu siç u shprehën edhe gjatë intervistes.

Ne patëm mundësi të marrim mendimet e tyre në lidhje me rëndësin e pavarësis së shteti të Kosovës dhe rolin që luan ky fakt si shtet sovran në rajon e më gjërë.

Përpos aktiviteteve festive që organizohen në Ulqin për pavarësin e shtetit të Kosovës, Ulqini ka shumë qytetarë që janë të lidhur ndjeshmërisht me Kosovën dhe me këtë festë, disa nga arsyet e tyre do i mësojm në vazhdimësi të intervistës.

Disa festojnë ndryshe!

Këtë e dëshmoj z.Musa qytetarë i Kosovës, ai e shënoj këtë ditë të rëndësishme për kombin shqiptarë duke e sfiduar vetën me një notim në dimër, pikërisht në muajin Shkurt.

Duke dhënë kështu një mesazh të rëndësishem se me forcën e mendjës dhe praktikim e diplinë çdo gjë është e mundur.

Ne patëm mundësi të bashkëbisedojmë edhe me nipin e z.Musas , Artin i cili po ashtu provoj ujin e detit në këtë periudhë të dimrit, ai po ashtu inkurajon bashkë moshatarët që ta provojnë këtë teknikë, gjë e cila është e dëshmuar për veti të mira shëndetësore.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio