Aktuale Më shumë

Konfirmohet akuza ndaj Medenicës

Prej tvteuta15:41, 15 Shkurt 2023

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka konfirmuar sot aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Shtetit ndaj ish-kryetares së Gjykatës Supreme, Vesna Medenica.

Kujtojmë se Prokuroria e Lartë e Shtetit më herët kishte ngritur aktakuzë kundër Medenicës dhe grupit të organizuar kriminal, i cili ishte formuar nga djali i saj.

Aktakuza është ngritur  kundër Millosh Medenicës dhe më shumë se dhjetë personave të tjerë, të cilët akuzohen për kontrabandë, dhënie dhe marrje ryshfeti, ndikim të paligjshëm, prodhim, posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

  • 1

    Radio