Komisioni Evropian ka bërë vlerësimin e dinamikës së mbylljes së kapitujve të negociatave me Malin e Zi

Prej tvteuta09:55, 7 Shtator 2024

Komisioni Evropian ka bërë vlerësimin e dinamikës së mbylljes së kapitujve të negociatave me Malin e Zi deri në fund të vitit 2026, të cilin autoritetet në Podgoricë e përcaktuan si afat për përfundimin e negociatave.
Në udhërrëfyes është planifikuar që deri në fund të këtij viti, Mali i Zi të mbyllë katër kapituj të negociatave, kapitullin 7, 10, 20, si dhe 31, i cili i referohet politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.

  • 1

    Radio