Aktuale Më shumë

Koliq: Me punë dhe vullnet mund të arrihet çdo gjë (VIDEO)

Prej tvteuta11:19, 12 Shkurt 2023

Dardan Koliqi nga Kraja, shkollën fillore e përfundoj në vendlindje, ndërsa të mesmen në Ulqin, studimet universitare në Tiranë për gjuhë gjermane. Pas përfundimit me sukses të studimeve bachelor, aplikon për bursë në Gjermani në degën e mardhënieve ndërkombëtare të cilën e fiton. Vet Dardani për emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në TV Teuta flet për rrugëtimin e tij dhe integrimin në shoqërinë gjermane.
Punoi si ligjërues i gjuhës gjermane në kurse të shumta integruese, më pas përfundoj praktikën pranë konzulatës gjermani, ndërsa tani punon si menaxher arsimor në komunën e Dachaut. Përveç kësaj, ai është i përfshirë në politikë dhe si anëtar i Partisë së Gjelbër, ai u zgjodh si kandidat i drejtpërdrejtë i Partisë së Gjelbër në zonën e tij zgjedhore për parlamentin e Bavarisë së Epërme.
“Në politikë u përfshiva nga dëshira për të mësuar më tepër edhe nga besimi që mund të kontriboj dhe më shumë në shoqëri” thotë ai. Koliqi thotë se me punë dhe vullnet të mirë mund të arrihet çdo gjë edhe të fitosh besimin e anëtarëve të partisë. Fakti që është emigrantë atë e bëri që të luftoj për të dëshmuar që të gjithë mund të kontribojnë njëllojë në komunitet.

  • 1

    Radio