Aktuale Më shumë

Knezheviq: Abazoviq afat deri më 16 mars

Prej tvteuta17:08, 4 Mars 2023

Kryeministri Dritan Abazoviq ka afat deri më 16 mars për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së 44-të, ka bërë të ditur njëri nga liderët e FD Millan Knezheviq.

“Me Dritan Abazoviq patëm një marrëveshje për formimin e Qeverisë së 44-të, e cila duhej të përfshinte 20 ministri dhe zgjodhëm Miodrag Lekiq për ta formuar. Mirëpo, Abazoviq ishte i vendosur që të mos e respektonte atë marrëveshje sepse ishte i pakënaqur me faktin se do të kishte ndryshime të caktuara kadrovike dhe më 4 janar hoqi dorë nga zbatimi i marrëveshjes.”, tha Knezheviq.

Në anën tjetër, sipas burimeve të “Vijesti”, shumica parlamentare po negocion intensivisht për ndryshime në qeverinë aktuale, dhe duket se kanë mbetur ende disa çështje të hapura që do të tentojnë t’i zgjidhin në ditët në vijim. Bisedimet po zhvillohen kryesisht mes LQ ABR dhe FD, por disa burime thonë se pjesë e saj janë edhe Demokratët, të cilët këtë e kanë demantuar.

Një burim i afërt me këtë parti thotë se ata nuk janë të përfshirë në detaje në negociata, por se ato udhëhiqen nga Abazoviq dhe se ekziston një marrëveshje në parim që e mbështesin atë për kryeministër ndrësa në këmbim presin që LQ ABR të mbështesë kandidatin e tyre presidencial Aleksa Beçiq.

Ndryshimet e qeverisë aktuale janë variant rezervë nëse Lekiq nuk arrin të formojë të tijën, për të shmangur mundësinë që presidenti Millo Gjukanoviq të shpërndajë parlamentin. Po sipas informacioneve të “Vijesti” në qeverinë e rikonstruktuar pritet të hyjë FD, ndërsa ministri i Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimoviq pritet të shkarkohet. Krahas faktit që Partia Boshnjake, kryetar i së cilës është ai, votoi për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend, kundër Ibrahimoviq është edhe fakti se në zgjedhjet presidenciale me shumë gjasa do të përkrah liderin PDS-së, Millo Gjukanoviq.

Në qeverinë e re si zëvendëskryeministër mund të jetë edhe lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq. Mirëpo, për momentin ai nuk e ka pranuar, pasi publikisht akuzon kryeministrin Abazoviq se gjoja është i përfshirë në kontrabandën e cigareve. Po ashtu as Mali i Zi i Bashkuar i Goran Danilloviq, , nuk e përkrah rikonstruksionin e qeverisë aktuale.

Nëse qëndrimet gjatë fundjavës arrihet afrim i qëndrimeve, kryeparlamentarja Danijela Gjuroviq deri në fund të javës së ardhshme mund të thërrasë seancën e Kuvendit në të cilën do të miratoheshin ndryshimet e propozuara.

  • 1

    Radio