Sporti Më shumë

Klubi i taekwondo-së Ulqini shënon sukses edhe në turneun në Mostar

Prej tvteuta15:19, 5 Nëntor 2018

Klubi i Taekwondosë Ulqini vazhdon me suksese edhe në turneun në Mostar të Bosnje Hercegovinës i cili u mbajt me 3 nëntor. Ato arritën të fitojnë edhe tre trofe të tjera dhe 23 medalje.  Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 450 garues, 40 klube nga 7 vende. Klubi i Taekwondosë Ulqini u paraqit me 24 garues të cilët fituan nëntë medalje të arta, shtat medalje argjendi , shtatë bronzi si dhe vendin e parë në rënditjen e përgjithshme në diciplinën e Formave dhe të dytin për kadetët e rinj.

Medaljet në diciplinën e Garimit:
???? Bledar Kasmi, Enis Kurti, Amella Nuti, Sara Kraja, Merisa Malokraja.
???? Arta Ismailaga, Mervana Mucaj.
???? Amra Dushku, Abdullah Dervishi, Amar Bakalli, Besart Kuqi, Mersida Demiri.
Bledar Kasmi shpallet garuesi më i suskseshëm në kategorinë e kadetëve të rinjë.
Medaljet në diciplinën e Formave:
???? Sumeja Bisha, Vesa Dervishi, Bledar Kasmi, Medina Kanaqeviq.
???? Amra Dushku, Ardit Dervishi, Amar Bakalli, Sara Kraja, Xheneta Kanaqeviq.
???? Dion Mustafa, Amell Nuti.

Në emër të klubit të Taekwondo-së Ulqini falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për klubin tonë. Falenderojmë prindërit për përkrahjen e tyre si dhe sponsorët të cilët na i mbuluan shpenzimet e udhëtimit.

 

  • 1

    Radio