Sociale Më shumë

Kallabas Cake and Bake dhuron bukën falas për të gjithë ata që nuk kan mundësi ta blejnë

Prej tvteuta18:49, 8 Mars 2021

Prej disa ditësh furra Kallabas Cake and Bake bënë dhurimin e bukës falas për të gjithë përsonat të cilët nuk kanë mundësi që ta blejnë.Pronarët nuk dëshiruan që të prononcohen për media, sepse siç thanë ata qellimi nuk është rreklamimi i biznesit të tyre, por ndërgjegjësimi që në këtë situatë të vështirë të krijuar nga pandemia e Covid-19, të  gjithë ta ndihmojmë njëri tjetrin me aq sa kemi mundësi. Qytetarët të cilët ofrohen që të marrin bukën falas janë të shumtë , çka na lë të kuptojmë se kriza financiare po prek çdo ditë e më shumë familje në vendin ton.  Duke u nisur nga ky shembull, ne në emër të të gjithë qytetarëve ndjejmë nevojën që të falenderojmë Kallabas Cake and Bake , duke shpresuar që ata të bëhen nxitës që edhe përsona të tjerë të cilët kanë mundësi të shtrijnë dorën e ndihmës në këtë periudhë të vështirë.

  • 1

    Radio