Aktuale Më shumë

Kaçaniq: Materiali didaktik i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve (VIDEO)

Prej tvteuta11:28, 19 Shkurt 2023

Aktiviteti kryesor i fëmijëve është aktiviteti i lojës. Një lojë didaktike është  një metodë loje për të mësuar fëmijët të grupmoshave të ndryshme, zakonisht nga 1 vjeç deri në 6 vjeç. Përmes këtyre materiale tek fëmijët nxitet në të folur, koncentrim, mësim të gjërë. Përmes këtyre aktiviteteve fëmija bëhet më i pavarur, thotë në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” Liridona Kaçaniq, psikologe klinike.

Kaçaniq kohëve të fundit ka punuar në realizim i një pakoje për fëmijë e cila përmban materiale punuase për të vegjlit.

“Pakoja përmban materiale të cilat ndihmojnë në zhvillimin e aftësive njohëse dhe mendore, zhvillimi i të folurit të fëmijëve, zhvillimi social dhe moral” shton ajo.

Puna me fëmijë dhe përkushtimi ndaj tyre duhet të jetë primar, sepse përmes angazhimit dhe aktiviteteve aftësitë e tyre zhvillohen edhe më shumë.

 

  • 1

    Radio